Sot mbahet mbledhja e parë qeveritare në Maqedoni me kryeministër Talat Xhaferin

Maqedonia

Sot mbahet mbledhja e parë qeveritare në Maqedoni me kryeministër Talat Xhaferin

Më: 30 janar 2024 Në ora: 07:24
Qeveria teknike e RMV

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka caktuar seancën e parë të përbërjes qeveritare të sapo zgjedhur.

Ajo është parparë të mbahet sot me fillim në orën 12:00.

Për konkluzionet dhe vendimet e seancës, publiku do të njoftohet pas përfundimit e seancës.

Sipas medias, incizuesit dhe fotoreporterët do të kenë mundësinë të marrin pamje në fillim të seancës.

Për këtë qëllim, incizuesit dhe fotoreporterët duhet të mbërrijnë në Qendrën e Medias të Qeverisë më së voni deri në orën 11:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat