Basha, uron kryeministrin e parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut: Shqiptarët rol konstruktiv ndaj vlerave euro-atlantike

Maqedonia

Basha, uron kryeministrin e parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut: Shqiptarët rol konstruktiv ndaj vlerave euro-atlantike

Më: 28 janar 2024 Në ora: 14:45
Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha reagoi pas zgjedhjes së Talat Xhaferit në krye të qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

Reagimi i plotë:

Urime të përzemërta Talat Xhaferit, Kryeministrit të parë shqiptar 🇦🇱 në Maqedoninë e Veriut. Pa vizionin, përkushtimin dhe vendosmërinë e Ali Ahmetit, kjo do të ishte e pamundur.

Roli konstruktiv dhe përkushtimi ndaj vlerave euroatlantike i shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut ka qenë përcaktues për anëtarësimin në NATO dhe në hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Maqedonia e Veriut dëshmoi sot një standart shembullor për bashkëjetesën ndëretnike dhe rolin e shqiptarëve si faktor paqeje dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor.

Duke i uruar suksese kryeministrit Talat Xhaferi, shpreh shpresën dhe besimin që rruga europiane e Maqedonisë së Veriut të vazhdojë pa u ndalur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat