“Një kope e mbledhur bashkë, për të promovuar...”/ Reagojnë nga Lëvizja Besa, ja për kë e kanë fjalën!

Maqedonia

“Një kope e mbledhur bashkë, për të promovuar...”/ Reagojnë nga Lëvizja Besa, ja për kë e kanë fjalën!

Më: 28 janar 2024 Në ora: 13:00
Foto nga takimi

Në Kuvendin e Maqedonisë, nuk po merr pjesë opozita shqiptare. Ata e kanë bojkotuar senacën për zgjedhjen e kryeministrit të qeverisë teknike, Talat Xhaferi.

Mysafirë në Kuvend ishin edhe gazetarët nga Kosova, Baton Haxhiu, Berat Buzhala dhe ai nga Shqipëria Blendi Fevziu.

Për këtë ka reaguar nënkryetari i Besës, Fatmir Limani, i cili ka thënë se “një kope e mbledhur bashkë, për të promovuar kryeministrin e tepricës tekniko-teknologjike”.

Postimi i plotë:

MBLIDHET TUFA E PËRÇORIT

Edhe një kope e mbledhur bashkë, për të promovuar kryeministrin e tepricës tekniko-teknologjike.... !!!

Përçori paska mbetur të festojë këtë ditë me koqe-bashët e mbetjeve ruso-jugosllave;

Blendi Fevziu

Baton Haxhiu

Berat Buzhala.

E graduan edhe oficerin jugosllav me medaljen "go primam" !!!

*Ps: Mes tjerash rapsodët kërçovar i këndojnë një patrioti të 1908/1912:

- "O'F..N..., ku i ke shokët nëpër Tiranë shëtisin si lopët..."

F. B. L.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat