Policia në Shkup vazhdon me kontrollet në komunikacion, shqipton 194 gjoba

Maqedonia

Policia në Shkup vazhdon me kontrollet në komunikacion, shqipton 194 gjoba

Më: 26 janar 2024 Në ora: 09:50
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (25.01.2024) ka vazhduar me kontrollet aksionare në fushën e trafikut.

Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 194 gjoba, nga të cilat 96 kundërvajtje të kryera nga këmbësorë, 11 për drejtim të automjetit pa patentë shofer, katër masa për kalim në semafor të mbyllur, 15 gjoba për përdorim të celularit gjatë vozitjes.

“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion”, thonë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat