Arrestohet një shtetas i Serbisë në Tabanoc, kapet me dokumente të falsifikuara

Maqedonia

Arrestohet një shtetas i Serbisë në Tabanoc, kapet me dokumente të falsifikuara

Më: 20 janar 2024 Në ora: 11:56
Foto ilustrim

MPB Maqedoni njofton se më 19 janar 2024 në ora 10:20 në vendkalimin kufitar Tabanoc, zyrtarët policorë e kanë arrestuar personin D.M.(53) nga Republika e Serbisë.

Ai gjatë kontrollit të pasaportave ka paraqitur për këqyrje patentë shoferi bullgar dhe letërnjoftim bullgar.

 Të cilat pas kontrolleve janë konstatuar se ishin të falsifikuara.

“Personi është dorëzuar në Stacionin Policor Kumanovë dhe në koordinim me prokurorin publik, Departamenti për krime ndërkufitare, migrime, të huaj dhe ripranim – Kumanovë ka paraqitur kallëzim penal për “falsifikim të dokumenteve”, thonë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat