Parashikimi i motit në Maqedoni për ditët në vazhdim

Maqedonia

Parashikimi i motit në Maqedoni për ditët në vazhdim

Më: 19 janar 2024 Në ora: 17:55
Ilustrim

Nesër dhe të dielën në mëngjes priten reshje bore lokale. Nga e hëna moti do të jetë stabil me paraqitje të mjegullës nëpër lugina dhe temperatura të ulëta të mëngjesit, të cilat kudo do të jenë negative dhe do të zbresin nën -15 gradë.

Shërbimi Kombëtar i Meteorologjisë për nesër parashikon mot të vranët dhe të ftohtë me reshje, kryesisht borë. Reshjet do të jenë më të shumta sidomos në pjesët perëndimore.

Në male do të formohet mbulesë e konsiderueshme bore mbi 30 centimetra dhe në vendet e ulëta nga 3 deri në 10 centimetra. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga veriu, sidomos përgjatë Vardarit dhe temperaturat do të ulen ndjeshëm dhe do të ketë ngrica.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 0 deri në 5, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 1 deri në 8 gradë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat