Nikoloski: Maqedonia nuk po fillon negociatat me BE-në, jo për shkak të problemit me Bullgarinë

Maqedonia

Nikoloski: Maqedonia nuk po fillon negociatat me BE-në, jo për shkak të problemit me Bullgarinë

Më: 10 janar 2024 Në ora: 20:27
Aleksandar Nikoloski

Një deklaratë e re nga deputeti Aleksandar Nikoloski bën të ditur se Maqedonia po refuzon të nisë negociatat me Bashkimin Evropian, duke argumentuar se kjo nuk është pasojë e tensioneve me Bullgarinë, por e mungesës së një sistemi funksional të sundimit të ligjit.

“Nëse Maqedonia e zgjidh problemin e korrupsionit dhe vendos një sistem funksional të sundimit të ligjit, problemi me Bullgarinë do të zgjidhet në një mëngjes apo një pasdite.

Këtë e them prej vitesh që nga viti 2018! Është konfirmuar përfundimisht dhe publikisht nga shtetet e fuqishme anëtare të BE-së.

Zgjidhja është lufta e fortë kundër korrupsionit dhe vendosja e një sistemi funksional të sundimit të ligjit”, thot Nikoloski. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat