Arrestohen dy persona nga Gostivari, dyshohen për vjedhje

Maqedonia

Arrestohen dy persona nga Gostivari, dyshohen për vjedhje

Më: 8 janar 2024 Në ora: 13:47
Foto ilustrim

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme janë arrestuar dy persona nga Gostivari pasi dyshohen se kanë vjedhur material ndërtimor nga një objekt në ndërtim e sipër në fshatin Forinë të Gostivarit.

“Me datë 07.01.2024, në ora 18:10 në Gostivar, zyrtarë policorë nga SP Gostivar kanë privuar nga liria O.XH.(31) nga Gostivari dhe A.A.(24) nga fshati Forinë i Gostivarit

. Ata dyshohen se gjatë ditës kanë marrë material ndërtimor nga një objekt në ndërtim e sipër”.

“Materiali i marrë është gjetur dhe kthyer pronarit, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj personave në fjalë do të ngritët parashtresa përkatëse”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat