DPHM: Reshje të shiut deri në fund të javës

Maqedonia

DPHM: Reshje të shiut deri në fund të javës

Më: 2 janar 2024 Në ora: 14:21
Foto ilustrim

Në dy ditët në vazhdim moti do të jetë i ndryshueshëm dhe i vranët me reshje të dobëta lokale shiu, ndërsa në disa lugina do të ketë mjegull me intensitet të ndryshueshëm.

Stabilizim të motit do të ketë të premten, ndërsa valë e re e lagësht me reshje të shiut pritet të shtunën pasdite dhe të dielën, njoftojnë nga DPHM.

Temperatura minimale e mëngjesit do të zbresë deri në minus dy.

Ndërsa ajo maksimale gjatë ditës do të arrijë deri në 17 gradë Celsius.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat