Alternativa: I arrestuari Drin Ahmeti dhe xhaxhai i tij, Ali Ahmeti, janë sinonime të krimit dhe korrupsionit

Maqedonia

Alternativa: I arrestuari Drin Ahmeti dhe xhaxhai i tij, Ali Ahmeti, janë sinonime të krimit dhe korrupsionit

Më: 30 dhjetor 2023 Në ora: 22:40
Alternativa

Siç marrim vesh nga burimet tona, sonte pronari formal i SORAVIA-s, Drin Ahmeti, nipi i pronarit të vërtetë, Ali Ahmeti, është arrestuar duke kontrabanduar mjete piroteknike.

Ashtu siç e kemi thënë qëmoti, dardha bie nën dardhë. Krimi i mbjellë nga xhaxhai dhe babai, tash i ha edhe fëmijët e tyre. Drin Ahmeti është viktima e pasionit të xhaxhait të tij, Ali Ahmeti, për pasuri dhe para. Nëse do të funksionojë shteti ligjor, Drin Ahmeti duhet të dënohet me disa vite burg.

Për qytetarët që akoma kanë dilema, Soravia, Drin Ahmeti dhe Ali Ahmeti janë sinonime të krimit, korrupsionit dhe kontrabandës, që krejt këtë anë të errët të tyre mundohen ta mbulojnë me fjalor europian, të cilin -  përveç lidershipit të Aleancës për Shqiptarët - askush tjetër nuk e beson.

Sidoqoftë, Drin Ahmeti është i arrestuar në vend të xhaxhait të tij, ndërsa së shpejti do ta shohim se kush do ta paguajë çmimin e dënimit ose lirimit të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat