OBRM-PDUKM: Ky është shembull klasik se si përveç korrupsionit dhe krimit

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Ky është shembull klasik se si përveç korrupsionit dhe krimit

Më: 20 dhjetor 2023 Në ora: 08:44
OBRM-PDUKM

OBRM-PDUKM ka deklaruar se me njoftimi i ISM-së, për mbi 500 vende të reja partiake, atë këtë institucion, është vetëm një tentativë e dëshpëruar e Kovaçevskit, Ahmetit, Grubit dhe Spasovskit, sa, qoftë edhe një në mijë, për ta zbutur disfatën në zgjedhjet e majit, që i pret.

“Një shpallje për punësim, për mbi 500 persona, vetëm në një institucion dhe vetëm një muaj pas formimit të qeverisë teknike, nuk është asgjë tjetër, është një tentativë klasike për të punësuar ushtarë partiakë, ku pagat për këto pozicione të shpallura variojnë nga 30 deri në 60 mijë denarë.

Nëse populli nuk e kupton pse nuk i kemi filluar negociatat për anëtarësim në BE, ky është shembull klasik se si përveç korrupsionit dhe krimit, po shkatërrohet besueshmëria e shtetit me lëvizje të tilla”, thuhet nga OBRM-PDUKM.

Ato shtuan se, kjo qeveri në krye me BDI-në dhe LSDM-në, pas disfatës katastrofike në zgjedhje, do të mbahet mend si frenuesi më i madh i Maqedonisë, në rrugën drejt BE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat