Hapet ueb-faqe për paralajmërim për fëmijët e zhdukur në Maqedoni

Maqedonia

Hapet ueb-faqe për paralajmërim për fëmijët e zhdukur në Maqedoni

Më: 18 dhjetor 2023 Në ora: 16:00
Foto ilustrim

“Najdime.org.mk” është ueb faqja e re, që do të funksionojë sipas parimit të krijimit të profilit të personit të zhdukur në uebfaqe, me kusht që paraprakisht të jetë dorëzuar raport në stacionin policor.

Pas përcaktimit të rëndësisë së denoncimit, automatikisht do të gjenerohet një imazh që mund të përdoret për të mbështetur kërkimin policor, i cili do të shpërndahet përmes rrjeteve sociale, ATM-ve të bankave, ekraneve digjitale në NTP Shkup, në taksi dhe në hotele me të cilat organizata qeveritare “Gazetarët për të Drejtat e Njeriut” kanë bashkëpunim.

“Ajo që garantojmë dhe presim është që qytetarët të lajmërojnë zhdukjen para së gjithash në MPB, kur të marrim konfirmimin nga personi kontaktues nga MPB se ka një konfirmim aktiv të personit, se rreziku për jetë për atë personin e zhdukur është i lartë dhe ne fillojmë alarmin dhe e shpërndajmë në të gjitha kanalet tona të lajmeve”, tha Aleksandra Radevska – Koordinatore e projektit.

Nga MPB thonë se ky sistem paraqet një hap përpara drejt një sigurie më të madhe.

“Ne po punojmë në vazhdimësi për zbatimin e këtij sistemi dhe duhet të kryhen të gjitha hapat që të zbatohet në tërësi, mbi atë që prezantohet sot dhe vazhdojmë më tej që të finalizohet deri në fund”, tha Toni Angelovski, zëdhënës i MPB-së.

Ndryshe, në tre vitet e fundit në Maqedoni janë shpallur të zhdukur 74 të mitur, nga të cilët janë gjetur 66. Kërkimi është aktiv për 6 fëmijë nën moshën 14 vjeç. Sipas MPB-së, rrethanat në të cilat janë zhdukur nuk tregojnë rrëmbim të mundshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat