E Majta: Prindërit kërkojnë respektimin e ligjit nga ana e ministrit të arsimit

Maqedonia

E Majta: Prindërit kërkojnë respektimin e ligjit nga ana e ministrit të arsimit

Më: 14 dhjetor 2023 Në ora: 17:34
Foto ilustrim

Banorët e Çashkës kanë shfaqur zemërim kundër veprimeve arbitrarë të Ministrit të Arsimit, Jeton Shaqiri, i cili është akuzuar për shkelje të ligjit në emërimin e drejtoreshës ekzekutive Elena Nikolova në shkollën komunale, kanë thënë nga e Majta.

“Në SH.F.K“Todor Janev”, në lagjen Çashkë, komuna e Çashkës, është formuar paralelja në klasën e parë, pa u regjistruar nxënës në pajtim me nenin 60 të Ligjit për arsimin bazë. Në të njëjtën kohë, nuk është respektuar as rizonimi. Prindërit e nxënësve të regjistruar nuk kanë adresë banimi në lagjen Çashkë.

Paralelja është formuar vetëm me gjashtë nxënës dhe atë në gjuhën shqipe, e cila është në kundërshtim me Statutin e shkollës! Në fshatin Jabolçishtë i sipërm të Komunës së Çashkës funksionon institucioni arsimor SH.F.K “Lirija” në të cilin mësimi zhvillohet vetëm në gjuhën mësimore shqipe. Përkundër shkeljeve të dukshme dhe të rënda të Ligjit për Arsimin Themelor, policia në vend që të mbronte ligjin, ka mbrojtur drejtoreshën Elena Nikolova, e cila është ulur në vendin e saj të punës me shoqërim policor, prej urdhër të ministrit Jeton Shaqiri, ajo vazhdon të shkelë ligjin”, kanë reaguar nga e Majta.

E Majta shprehin mbështetjen e tyre ndaj prindërve të revoltuar dhe i bëjnë thirrje Inspektoratit Shtetëror të ndërhyjë për të siguruar respektimin e ligjit dhe të nisë procedurat për shkeljet e bëra. Ata akuzojnë Ministrin Shaqiri për paaftësi në menaxhimin e çështjeve arsimore dhe kërkojnë një përgjegjësi të menjëhershme. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat