Xhaferi: Ombudsmani është institucion për mbrojtjen e qytetarëve dhe të drejtave të tyre

Maqedonia

Xhaferi: Ombudsmani është institucion për mbrojtjen e qytetarëve dhe të drejtave të tyre

Më: 12 dhjetor 2023 Në ora: 21:05
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka mbajtur një fjalim në një eveniment solemn përshëndetës, ku kanë qenë të pranishëm përfaqësues të Qeverisë, Ombudsmanja e Kroacisë, Avokati i Popullit i Maqedonisë së Veriut dhe delegacioni i BE-së në Shkup.

Xhaferi ka theksuar rëndësinë e të drejtave dhe lirive të njeriut si parime dhe standarde të ndërtuara në të kaluarën, të cilat ndihmojnë në ndërtimin e të ardhmes së civilizimit njerëzor. Ai ka shtuar se çdo shoqëri dhe shtet që synon demokracinë duhet të kultivojë dhe të mbrojë këto vlera.

“Ombudsmani është  institucion për mbrojtjen e qytetarëve dhe të drejtave të tyre, që në përkthim të lirë do të thotë personi për ankesa është me të drejtë, ajo është  dera ku drejtohen të gjithë ato që në një çast të jetës u është bërë cenim i ndonjë të drejte dhe janë privuar nga gëzimi i të njëjtës prej shtetit dhe institucioneve shtetërore” theksoi Xhaferi

Ai gjithashtu përmendi se në këto njëzet e pesë vite të ekzistimit dhe punës, Avokati i Popullit në Maqedoni së Veriu ka vërtetuar se është institucion i lartë profesional dhe i pavarur, duke mbrojtur të drejtat dhe liritë e qytetarëve pa dallim, veçanërisht kur ato janë cenuar nga organet e administratës shtetërore.

Duke përfunduar, Xhaferi inkurajoi bashkëpunimin e të gjithë aktorëve në ngritjen e vetëdijes për të drejtat njerëzore dhe në ndërtimin e një shoqërie të drejtë dhe humane. Ai theksoi se mbrojtja e të drejtave njerëzore duhet të jetë përgjegjësi e çdo individit dhe institucioni. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat