Besimi: Janë siguruar mbi 560 milionë euro për përfundimin e hekurudhës drejt Bullgarisë dhe kalimit hekurudhor Tabanoc

Maqedonia

Besimi: Janë siguruar mbi 560 milionë euro për përfundimin e hekurudhës drejt Bullgarisë dhe kalimit hekurudhor Tabanoc

Më: 12 dhjetor 2023 Në ora: 16:30
Foto nga takimi

Më shumë se 500 milionë euro janë dhënë për realizimin e projekteve të rëndësishme infrastrukturore në shkallë të gjerë në infrastrukturën hekurudhore. Pesëqind milionë euro janë paraparë për realizimin e fazës së tretë të hekurudhës së Korridorit 8 drejt Republikës së Bullgarisë dhe 7,5 milionë euro për ndërtimin e kalimit të përbashkët hekurudhor në Tabanoc. Mjetet për realizimin e këtyre projekteve sigurohen përmes Bankës Evropiane të Investimeve, Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor – VBIF dhe programit IPA.

Zgjidhjet ligjore për realizimin e këtyre mjeteve financiare janë miratuar dje në Kuvend, ndërsa sot kanë qenë temë e takimit të ministrit të Financave Fatmir Besimi me përfaqësuesit e këtyre dy institucioneve financiare në vend, Fatih Turkmenoglu i BERZH-it dhe Gabriel Bjorn nga BEI.

“Qeveria dhe Ministria e Financave janë të përkushtuara fort për realizimin e projekteve të mëdha infrastrukturore që do të sigurojnë zhvillimin e shtetit. Në këtë drejtim, po punohet me përkushtim për sigurimin e burimeve financiare për realizimin e projekteve të tilla të mëdha infrastrukturore që do të kontribuojnë në rritjen ekonomike jo vetëm gjatë zbatimit të tyre, por edhe në afat të gjatë, përmes rëndësisë së tyre në lidhjen dhe lehtësimin e transportit. Për këtë arsye në vitet e fundit në buxhet janë parashikuar shuma të larta të investimeve kapitale, të cilat këtë vit dhe vitin e ardhshëm janë dyfish më të larta në krahasim me vitin 2020”, tha Besimi.

Ai falënderoi BEI-në dhe BERZH-in për burimet financiare të ofruara për realizimin e këtyre projekteve të mëdha kapitale për vendin tonë dhe gjithashtu për mbështetjen e përgjithshme të ofruar nga këto dy institucione financiare ndërkombëtare për vendin, e cila së bashku arrin në rreth 4 miliardë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat