Maqedoni, nuk dihet nëse do të mbahet matura shtetërore

Maqedonia

Maqedoni, nuk dihet nëse do të mbahet matura shtetërore

Më: 11 dhjetor 2023 Në ora: 17:31
Foto ilustrim

Sindikata e Qendrës Shtetërore të Provimeve bëri të ditur se do ta vazhdojë grevën e përgjithshme që u pezullua në muajin maj të këtij viti.

Sipas tyre, institucionet shtetërore kanë dështuar në zgjidhjen e problemit të tyre të kahershëm të pagave.

“Punëtorët e Qendrës Shtetërore të Provimeve ndihmuan maturantë dhe në afate të shkurtra kohore e realizuan në kohë maturën shtetërore dhe aktivitetet tjera. N këto shtatë muaj pas pezullimit të grevës, QSHP-ja ishte n bisedime me Ministrinë e Financave nga ku u propozuan dhe parashtruan disa zgjidhje, por për fat të keq asnjë nuk u pranua”, thonë nga QSHP-ja.

Ata shtojnë në këtë periudhë realizohen provimi profesional për mësimdhënës dhe bashkëpunëtorë profesional (700 kandidatë), trajnimi për kandidatë për drejtorë, ttestimet ndërkombëtare dhe ka mundësi të dështojnë bashkë me maturën shtetërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat