OBRM-PDUKM: Kovaçevski, nën ndikimin e BDI-së, kontrollon qeverinë teknike

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Kovaçevski, nën ndikimin e BDI-së, kontrollon qeverinë teknike

Më: 2 dhjetor 2023 Në ora: 19:59
OBRM-PDUKM: Kovaçevski, nën ndikimin e BDI-së, kontrollon qeverinë teknike

Takimi i suksesshëm i liderëve d.m.th. se partitë politike do të ulen në tryezë dhe nuk do të ekzistojë shantazh nga ndonjë parti politike ndaj tjetrës, thotë kryeministri Dimitar Kovaçevski. Në prag të takimit të liderëve, që është caktuar që të mbahet këtë të hënë, ku duhet të dakordohet data e saktë e zgjedhjeve, ai thotë se nuk ekziston disponim konsensual te partitë për shfuqizimin e Qeverisë teknike.

“Qeveria teknike është sjellë si rezultat i sundimit të keq të OBRM-PDUKM-së, ajo u sjell në kushte të rënda për shtetin. Nga ajo që mund të shihet në opinion, nuk ekziston disponim konsensual për shfuqizimin e saj tani në afat të shkurtë para mbajtjes së zgjedhjeve, por sigurisht se ekziston disponim që të shfuqizohet për zgjedhjet e ardhshme. Por, kjo nuk duhet të paraqesë pengesë në lidhje me mbajtjen e zgjedhjeve për shkak se paraqet ambient edhe më të madh demokratik, duke pasur parasysh se opozitës iu ofrua edhe pjesëmarrje në Qeveri për shkak të vazhdimit të rrugës europiane”, tha Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

Kryeministri rikujtoi se që nga viti 2006 për herë të parë do të mbahen zgjedhjet e rregullat parlamentare në vendin tonë. Fjalën e fundit për datën e mbajtje së zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, siç tha, duhet ta thonë partitë, por sipas kalendarit mundësia më e madhe për diçka të tillë ekziston në muajin maj.

“Në lidhje me mbajtjen e tyre, fjalën e fundit do ta thonë partitë, por edhe nëse e shikoni kalendarin, muaji maj ofron mundësi për diçka të tillë. Megjithatë duhet të respektohen edhe festat fetare, për shkak se e dini që muaji prill është muaji i Ramazanit, në fillim të majit është festa e Pashkëve. Duhet të caktohet data e cila do të jetë e përshtatshme edhe për mbajtjen e zgjedhjeve demokratike por edhe për festimin e të gjithë festave që i kemi”, pohoi Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

Por sipas OBRM-PDUKM-së deklarata e Kovaçevskit dëshmon se me shtetin sundon BDI-ja e jo ai.

“Atë që Kovaçevski nuk heq dorë nga Qeveria teknike d.m.th. se BDI-ja ia ka ndaluar që të heq dorë nga ideja që në këtë Qeveri teknike të ketë kryeministre nga BDI-aj e inkriminuar dhe vërteton se në fakt edhe me këtë Qeveri udhëheq BDI me nënkontraktorë LSD-në. Në deklaratën e ardhshme Kovaçevski së paku le të përpëlitë sytë dy herë si shenjë se nuk është i kidnapuar nga BDI-ja”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Në takimin e liderëve, sipas paralajmërimeve, do të marrin pjesë të gjithë partitë parlamentare. Për OBRM-PDUKM-në takimi i liderëve është i pranueshëm që të mbahet këtë të hënë, ndërsa presin që të bisedohet që më në fund të precizohet data e zgjedhjeve, të pranohen vërejtjet e OSBE/ODIHR-së si dhe të debatohet rreth shfuqizimit të qeverisë teknike që të mos ketë kryeministër teknik nga radhët e BDI-së. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat