Të punësuarit e përkohshëm në shëndetësi protestojnë: Jemi pa sigurim shëndetësor dhe pushim mjekësor

Maqedonia

Të punësuarit e përkohshëm në shëndetësi protestojnë: Jemi pa sigurim shëndetësor dhe pushim mjekësor

Më: 2 dhjetor 2023 Në ora: 17:08
Foto ilustrim

Punon në shtëpi të shëndetit por për vete nuk ka sigurim shëndetësor, ka të ardhura minimale dhe nuk gëzon asnjë të drejtë përfshirë edhe të drejtën për pushim mjekësor.

Kjo është historia e Biljana Xhonovës, e cila është njëra prej 2 300 të punësuarve të përkohshëm në shëndetësi që ndajnë të njëjtin fat.

Ajo ishte pjesëmarrëse në protestën e Konfederatës së Organizatave Sindikale të Maqedonisë, ku mes tjerash u kërkua rritje e pagave për 79 për qind.

“Punoj me kontratë në vepër për më shumë se pesë vite, në shtëpinë e shëndetit në Shkup. Punojmë për pagë 18.200 denarë, pa sigurim shëndetësor, pensional dhe pa të drejtë për pushim, apo pushim mjekësor. Ne faktikisht nuk kemi asnjë të drejtë. Dhe pas 5 viteve më skadon marrëveshja, më 31 dhjetor dhe dua t’i pyes zotëri ministrat e drejtorët se si do të vazhdojmë më tej, a do të pranohemi, sepse unë nuk mund të duroj më shumë”, tha Biljana Xhonova, punonjëse me kontratë në vepër.

“Në shëndetësi kemi të punësuar të cilët para 2 vitesh ishin heronj, ndërsa tani janë harruar. Është turp dhe për të ardhur keq që këta heronj të dalin rrugëve për të drejtat e tyre”, theksoi Bobi Bojçevski, Sindikata e Shëndetësisë.

Sindikalistët thonë se situata është e keqe pothuajse në të gjitha fushat, kërkojnë që urgjentisht të sillet ligji për marrëdhënie pune, të nënshkruhen marrëveshjet kolektive dhe punëtorët të marrin paga dinjitoze.

“Jo rritje pagash për 78 për qind, por 79 për qind, sepse 1 për qind më shumë vlen polici e punëtori në MPB sesa ai që rrinë në ulësen komode në Qeveri… Punonjësi në uniform vlen më shumë, sepse e ruajmë jetën edhe të atij që rri këtu, prej te kryeministri deri te secili qytetar në këtë shtet”, tha Goce Delçev, Sindikata e pavarur e policies.

“Kërkesat e kësaj proteste janë, të sillet ligj për raporte pune urgjentisht…Të nënshkruhen marrëveshjet kolektive, urgjentisht të bëhet metodologjia për paga, ku punëtori do të merr pagë dinjitoze për jetë”, u shpreh Marjan Risteski, Konfederata e Organizatave Sindikale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat