Automjeti i MPB-së përfshihet në një aksident në Shkup, lëndohet një polic

Maqedonia

Automjeti i MPB-së përfshihet në një aksident në Shkup, lëndohet një polic

Më: 30 nëntor 2023 Në ora: 17:22
Foto ilustrim

MPB njofton se dje ka ndodhur një aksident në Shkup, në të cilën është lënduar një polic.

“Më datë 29.11.2023, në SPB Shkup është raportuar se në kryqëzimin e rrugës “Ljubljanska” dhe Bulevardit “Ilinden” në Shkup, ka ndodhur një aksident komunikacioni ndërmjet veturës “Volkswagen Golf” me targa të Shkupit, drejtuar nga R.B.(43) nga Shkupi dhe automjetit “Mercedes”, në pronësi të MPB-së.

Në aksident lëndime trupore ka pësuar zyrtari policor i cili drejtonte automjetin zyrtar, të cilat janë konfirmuar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori”.

Në vendin e ngjarjes është kryer hetim nga policia e SPB Shkup”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat