Bastisje në Shuto Orizarë të Shkupit, arrestohen tre persona

Maqedonia

Bastisje në Shuto Orizarë të Shkupit, arrestohen tre persona

Më: 30 nëntor 2023 Në ora: 13:07
Policia

Pas bastisjeve të sotme në Shkup, policia ka privuar nga liria E.J. (45), A.B. (21) dhe F.B, (26), të gjithë nga Shkupi. tek të njëjtit janë gjetur lëndë narkotike.

Personat janë në mbajtje në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tyre do të parashtrohet kallëzim përkatës, thonë nga MPB.

“Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij në rajonin e Shuto Orizares.

 E kryer me urdhër gjyqësor, të pranishëm kanë qenë A.B. dhe F.B, janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë, materie e bardhë në gjendje pluhuri, peshore dixhitale me mbetje të marihuanës, makinë thërmuese me mbetje të marihuanës, para në kartmonedha dhe valuta të ndryshme”, kumtuan sot nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat