MPB: Pikat për lëshimin e dokumenteve në Shkup do të jenë të hapura me kohë të plotë nesër dhe pasnesër

Maqedonia

MPB: Pikat për lëshimin e dokumenteve në Shkup do të jenë të hapura me kohë të plotë nesër dhe pasnesër

Më: 28 nëntor 2023 Në ora: 12:49
Foto ilustrim

MPB njofton qytetarët të cilët nesër dhe pasnesër (29 dhe 30.11.2023) kanë caktuar termine për fotografimin dhe ndërrimin e dokumenteve personale në Shkup, se pikat për dhënien e dokumenteve personale do të punojnë me orar të plotë, që do të thotë se takimet e planifikuara do të realizohen.

“Gjegjësisht, sipas vendimit të Qeverisë, orari i punës së të gjithë të punësuarve në administratën shtetërore dhe publike në territorin e qytetit të Shkupit nesër, më 29 nëntor (e mërkurë) duhet të përfundojë në ora 12:00 dhe 30 nëntori (e enjtja) të jetë ditë jo pune për të gjithë të punësuarit në administratën shtetërore dhe publike, në zonën e qytetit të Shkupit, si dhe për shkollat ​​fillore dhe të mesme në zonën e qytetit të Shkupit, për shkak të mbajtjes së takimit të 30-të ministror të OSBE-së.

Kjo nuk do të zbatohet për shërbimet e çështjeve civile të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të cilat të dyja ditët do të punojnë rregullisht, me kohë të plotë

Për mbarëvajtjen e procesit të zëvendësimit dhe lëshimit të dokumenteve personale, Ministria e Brendshme apelon qytetarët që të respektojnë datat e parapara”, njoftojnë nga atje./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat