LSDM: Mickoski publikisht deklaroi se është për koalicion me partinë e Apasievit

Maqedonia

LSDM: Mickoski publikisht deklaroi se është për koalicion me partinë e Apasievit

Më: 25 nëntor 2023 Në ora: 15:13
Foto ilustrim

Partia maqedonase në pushtet LSDM, në një kumtesë për media thotë se kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, publikisht ka deklaruar se është për koalicion të partisë së tij me “Të Majtën”.

Nga LSDM thonë se përkundër faktit se “E Majta është parti kundër BE-së dhe NATO-s, Mickoski tha se “kurrë nuk duhet thënë kurrë””.

“Ai do të ulet në tavolinë dhe do të negociojë për vlerat. Çfarë vlerash do të negociojë Mickoski për martesë me të Majtën? Për vlerat pro-ruse të së Majtës? A do të negociojë Mickoski kundër NATO-s? Apo për retorikën inflamatore anti-BE? Të gjitha maskat e DPMNE-së kanë rënë”, thonë nga LSDM.

Nga LSDM shtojnë se në mëngjes OBRM-PDUKM dërgon deklaratë kundër “Të Majtës” dhe pasdite Mickoski flet për koalicion me ta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat