Deputeti Brane Petrushevski dënohet për shpifje

Maqedonia

Deputeti Brane Petrushevski dënohet për shpifje

Më: 11 nëntor 2023 Në ora: 17:39
Foto ilustrim

Deputeti i OBRM-PDUKM-së, Brane Petrushevski bëri të ditur se është dënuar për fjalimin dhe qëndrimin e dhënë në foltoren e Kuvendit. Sipas tij, kjo është hera e parë në historinë e pluralizmit politik ku deputeti dënohet për qëndrimin e dhënë.

“Ky pushtet tashmë nuk është diktaturë, por kaloi në tirani. Pikërisht për të pamundësuar trysnitë e këtilla ndaj opozitës, Kushtetuta dhe ligjet parashohin imunitet për deputetët për qëndrimet e dhëna në foltoren e Kuvendit. por, që moti Kushtetuta dhe ligjet e këtij pushteti BDI-LSDM janë vetëm një copë letre njëpërdorimshme”, shprehet Petrushevski.

Ai shtoi se kjo nuk do të ndikojë dhe se nuk do ta ndalojnë.

“Publikisht u them se nuk më frikësojnë, as nuk do të më ndalojnë për të thënë krimet. Aq më pak që të më detyrojnë t’i votoj ndryshimet kushtetuese. Përkundrazi, më shumë më motivojnë”, shprehet Petrueshevski.

Ndryshe, më herët deputeti nga radhët e LSDM-së, Martin kostovski bëri të ditur se Gjykata Themelore në Kumanovë ka marrë vendim ku deputeti Brane Petrueshvski dënohet për ofendim dhe shpifje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat