Maqedoni, Sindikata e pavarur e punonjësve në shëndetësi paralajmëron protesta

Maqedonia

Maqedoni, Sindikata e pavarur e punonjësve në shëndetësi paralajmëron protesta

Më: 11 nëntor 2023 Në ora: 16:21
Foto ilustrim

Punëtorët në shëndetësi paralajmëruan protesta gjatë periudhës në vijim. Ata kërkojnë paga më të larta, andaj protestat pritet të ndidhimë më 17 dhe 24 nëntor si dhe më 2 dhjetor.

Ata kërkojnë rritje të pagave për 30%, kurse shtesat për infektime të rriten nga 1 në 4%, marrëveshje të re kolektive, stazh me benefite.

Nga Sindikata e Pavarur e Punonjësve të Shëndetësisë prezantuan tri propozime se si të mbushen buxhetet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Fondit për Shëndetësi.

“Taksimi prej 40% të pagave të larta të funksionarëve, për shkak se në këto kushte janë shumë të larta. Institucionet shëndetësore për shkak se janë organizata joprofitabile, të lirohen nga rryma dhe uji industrial, të paguajmë si qytetarë të thjeshtë. Mbështesim Ministrin e Shëndetësisë, Fatmir Mexhitin, që të hiqen Drejtorët e dyfishtë të Qendrës Klinike dhe Këshillat Drejtuese”, thotë Bobi Bojçevski nga Sindikata e Pavarur e Punonjësve Shëndetësor.

Ndryshe, nga Ministria e Shëndetësisë, kohë më parë, kishin njoftuar se këtë vit tashmë dy herë janë rritur pagat e punonjësve shëndetësor si dhe pagesa e regresit. Sipas tyre, buxheti nuk lejon rritje të mëtutjeshme dhe se për këtë i kanë njoftuar organizatat sindikale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat