Kovaçevski: Nuk pres të ketë krizë të re politike

Maqedonia

Kovaçevski: Nuk pres të ketë krizë të re politike

Më: 3 nëntor 2023 Në ora: 16:25
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, nuk pret krizë të re politike në vend, edhe pse sipas tij, katër vitet e fundit opozita po e bllokon Kuvendin.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas hapjes së Konferencës së parë për infrastrukturën rrugore, ai sqaroi se zgjedhjet po vijnë, të cilat do të organizohen në bazë të një Kodi Zgjedhor që do të harmonizohet me të gjitha partitë politike.

“Pas përgatitjes së Kodit Zgjedhor nga Ministria e Drejtësisë, ai do të dorëzohet në Kuvend, ku të gjitha partitë politike dhe ato që nuk marrin pjesë nga opozita do të mund të kontribuojnë në zbatimin e tij përfundimtar përmes diskutimit parlamentar”, tha Kovaçevski.

Ai shtoi se zgjedhjet presidenciale dhe kuvendare do të dakordohen brenda afateve të tyre ligjore, duke respektuar të drejtat e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat