Kovaçevski – Vadefull: Mbështetje e riafirmuar nga Gjermania për eurointegrimet e Maqedonisë së Veriut

Maqedonia

Kovaçevski – Vadefull: Mbështetje e riafirmuar nga Gjermania për eurointegrimet e Maqedonisë së Veriut

Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 21:15
Kovaçevski – Vadefull

Gjermania e riafirmon mbështetjen për europerspektivat dhe pritet hapi u ardhshëm kyç nga Maqedonia e Veriut, u theksua në takimin mes kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe zëvendëskryetarit të grupit të deputetëve të CDU/CSU në Bundestag, përgjegjës për çështje nga domeni i punëve të jashtme dhe mbrojtjes, Johan Vadefull.

Siç kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp, në takimin në të cilin mori pjesë edhe zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, u bisedua për çështjet aktuale me rëndësi për shtetin tonë dhe për stabilitetin dhe sigurinë e rajonit dhe të Evropës.

“Nga të dyja anët u theksua rëndësia e hapit të ardhshëm të RMV-së, që duhet t’i sigurojë perspektivat evropiane të shtetit. Vlerësimi është se para vendit tonë është me të vërtetë mundësia e papërsëritshme, në proces dinamik, në disa vitet e ardhshme, të bëhet anëtare e BE-së. Ky, siç u konstatua, është rezultat i politikave të Maqedonisë së Veriut dhe sjelljes së përgjegjshme, posaçërisht në kontekstin e ri gjeopolitik dhe sfidat në rajon, Evropë dhe botë”, ceket në kumtesë.

Në bisedë u theksua se zgjerimi i BE-së asnjëherë më parë nuk ka qenë aq lartë në agjendën e BE-së.

Në bisedë u theksua se zgjerimi i BE-së asnjëherë më aprë nuk ka qenë aq lartë në agjendën e BE-së.

Kryeministri Kovaçevski u falënderua për mbështetjen e vazhdueshme dhe të zëshme nga Gjermania për europerspektivat e Maqedonisë së Veriut.

“Gjermania, si vendi më i madh anëtar i BE-së, ka rol të posaçëm dhe përgjegjësi për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor në BE. Politika e zgjerimit është fuqi lëvizëse për paqe, demokraci, sundim të së drejtës dhe prosperitet në Evropë. ne jemi të fokusuar në mundësinë para nesh për avancim të mëtutjeshëm të rrugës sonë integruese në BE. Dhe besojmë se së bashku me forcat politike të përcaktuara evropiane në shtet, si me mbështetjen nga miqtë tanë e mëdhenj evropianë, si Gjermania, për qytetarët e Maqedonisë së Veriut është e arritshme cilësia e merituar dhe e pritur evropiane e jetës”, theksoi kryeministri Kovaçevski.

Vadefull, siç ceket në kumtesë, theksoi se partitë politike kyçe gjermane e mbështesin perspektivën evropiane të vendeve nga Ballkani Perëndimor.

Ai shprehi mirëkuptim për fazën kritike të procesit të eurointegrimeve në të cilën ndodhet Maqedonia e Veriut dhe theksoi se mosshfrytëzimi i dritares së mundësive që është hapur para vendit do të sjellë paqartësi për të cilën askush nuk mund të parashohë se si do të duket dhe sa do të zgjasë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat