Aksioni “Zinxhiri” në Maqedoni, ndalohen 20 persona

Maqedonia

Aksioni “Zinxhiri” në Maqedoni, ndalohen 20 persona

Më: 30 tetor 2023 Në ora: 17:57
Policia

Nga Prokuroria njoftojnë se në aksionin e sotëm me emrin e koduar “Zinxhiri” janë arrestuar 20 pronarë dhe drejtorë të 28 kompanive. Gjashtë të tjerë janë të pakapshëm për organet e hetuesisë. Personat në fjalë dyshohen për shoqërim kriminel, evazioni fiskal dhe pastrimi të parave.

Të njëjtit dyshohet se kanë themeluar apo marrë nën kontroll kompani, përmes të cilave kanë përgatitur fatura false për të mos paguar TVSH.

Sipas Prokurorisë, në këtë mënyrë e kanë dëmtuar buxhetin për më shumë se 490 milionë denarë, përkatësisht për gati tetë milionë euro.

Për 13 të dyshuarit është kërkuar masa e paraburgimit, për njërin masa e paraburgimit shtëpiak, ndërsa për 12 të tjerët masa kujdesi, si konfiskimi i pasaportës, ndalimi i largimit nga vendbanimi dhe ndalimi i kontakteve me persona të caktuar.

Gjithashtu, nga Prokuroria thonë se është kërkua ngrirja e aseteve të pesë personave dhe shtatë kompanive.

Tre persona nga Negotina dyshohet se kanë krijuar grupin kriminal në vitin 2019, ndërsa më pas atyre u janë bashkuar të dyshuarit e tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat