Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Më: 27 tetor 2023 Në ora: 09:24
Foto ilustrim

Moti sot në Maqedoni do të jetë me vranësira dhe periudha diellore. Në orët e mbrëmjes në pjesën perëndimore të vendit do të ketë kushte për reshje të shiut.

Në vend do të fryjë një erë e fortë nga drejtimi jugor.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 7 deri 14, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin prej 21 deri 27 gradë celsius.

Gjatë fundjavës moti do të jetë kryesisht me diell.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat