Bytyqi-Gabriel: Hekurudha deri në kufirin bullgar është në fazën përfundimtare

Maqedonia

Bytyqi-Gabriel: Hekurudha deri në kufirin bullgar është në fazën përfundimtare

Më: 25 tetor 2023 Në ora: 13:55
Zv. kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Fatmir Bytyqi

Zv. kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Fatmir Bytyqi ka takuar Bjorn Gabrielin, nga Banka Evropiane e Investimeve (BEI) në vend, thuhet në njoftimin e shtypit të qeverisë.

“Bytyqi dhe Gabrieli diskutuan për mbështetjen që BEI vazhdimisht i jep Maqedonisë së Veriut, përmes realizimit të projekteve që janë me interes jetik për qytetarët tanë.

Në takimin e sotëm theksi u vu në realizimin e impiantit të trajtimit në Shkup, si dhe në renovimin dhe rehabilitimin e infrastrukturës së ujësjellësit në të gjitha komunat tona ku është e nevojshme.

Bashkëbiseduesit ndanë edhe informacione për realizimin e seksionit të fundit të korridorit hekurudhor VIII/lindje, nga Kriva Pallanka deri në kufirin me Republikën e Bullgarisë, i cili tani është në fazën përfundimtare, por u diskutua edhe për një projekt të ri potencial për infrastrukturën rezistente të klimës e cila do të financohet nga fondi i gjelbër i klimës”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, BEI, si partner afatgjatë i vendit, ka investuar rreth 1,1 miliardë euro në Maqedoninë e Veriut që nga viti 1991, kryesisht për të mbështetur infrastrukturën kryesore të transportit dhe për të ndihmuar në sigurimin e furnizimit me energji dhe sigurisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat