Njëri nga personat e qëlluar është në gjendje kritike, tjetri është transferuar në Kirurgjinë Torakale

Maqedonia

Njëri nga personat e qëlluar është në gjendje kritike, tjetri është transferuar në Kirurgjinë Torakale

Më: 24 tetor 2023 Në ora: 19:15
Foto ilustrim

Njëri nga personat e qëlluar sot me armë zjarri në qendrën tregtare “East Gate Mall” në Shkup është në gjendje kritike, ndërsa tjetri është transferuar në Klinikën për Kirurgji Torakale, ka konfirmuar për AIM, drejtori i Klinikës për sëmundje kirurgjikale “Sveti Naum Ohridski” në Shkup, Ljuben Arsenkov.

Të dy personat u konstatuan se kishin plagë me armë zjarri në stomak dhe në gjoks. Njëri prej tyre, i cili ndodhet në gjendje të rëndë, aktualisht është duke iu nënshtruar një operacioni.

“Në spital janë shtruar dy pacientë, janë dy meshkuj. Një pacient u mbajt me ne, ai u dërgua menjëherë në sallën e operacionit për shkak të ashpërsisë së plagëve. Ky pacient aktualisht po i nënshtrohet një operacioni. Ai është në gjendje të rëndë dhe po i bëhet një operacion për shkak të lëndimeve në stomak dhe kavitetin e kraharorit. Tjetri është dërguar në Klinikën e Kirurgjisë Torakale. Të dy pacientët kanë pasur plagë me armë zjarri”, thotë Arsenkov.

Ndryshe, gjuajtja me armë zjarri në “East Gate Mall” ndodhi sot pasdite, kur një person i armatosur gjuajtu në drejtim të dy të tjerëve. Nga policia thonë se po i marrim masat e nevojshme për arrestimin e personit që gjuajti me armë zjarri. MPB ka publikuar fotografinë e personit të dyshuar dhe kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat