Trupi i një të moshuarit të zhdukur një javë më parë është gjetur në Vardar mëngjesin e sotëm

Maqedonia

Trupi i një të moshuarit të zhdukur një javë më parë është gjetur në Vardar mëngjesin e sotëm

Më: 23 tetor 2023 Në ora: 15:00
Foto ilustrim

Kufoma e një të moshuari është gjetur mëngjesin e sotëm në ujërat e lumit Vardar, pranë urës për këmbësorë pranë një objekti shëndetësor.

Pas veprimeve të ndërmarra, u konstatua se ishte J.Sh.(88), i cili u raportua se ishte larguar nga shtëpia më datë 15.10.2023.

Nga MPB-ja informojnë se rasti në SPB Shkup është lajmëruar nga një kalimtar i rastit në ora 09:25 të mëngjesit të sotëm.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë zyrtarë policorë nga Karposh, ndërsa pjesëtarët e Brigadës Territoriale të Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit e kanë nxjerrë trupin nga ujërat e lumit. Një mjek nga Shërbimi i Urgjencës Mjekësore ka deklaruar vdekjen.

Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë është dorëzuar për obduksion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat