Zbardhen gjashtë vjedhje të rënda në Manastir, arrestohen katër persona

Maqedonia

Zbardhen gjashtë vjedhje të rënda në Manastir, arrestohen katër persona

Më: 20 tetor 2023 Në ora: 09:45
Policia

MPB Maqedoni informon se më datë 19.10.2023, në fshatin Mogillë, Manastir, nga ana e punonjësve policorë të policisë kriminale në SPB Manastir, kanë arrestuar B.B.(50), G.P.(40), T.I.(48) dhe R.O.(34), të gjithë nga fshati Mogillë.

Ata jane arrestuar me dyshimin se ka kryer gjashtë vepra penale “vjedhje të rëndë”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e tyre, të kryera me urdhër të gjykatës, janë gjetur dhe sekuestruar disa sende, të cilat dyshohet se janë nga vjedhjet e kryera në një kombinat bujqësor në fshatin Radobor të Komunës së Mogillës.

“Ajo që është gjetur i është kthyer pronarit, ndërsa personat janë ndaluar në Stacionin Policor Manastir. Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të ngrihet kallëzim penal përkatës”, thonë nga MPB Maqedoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat