Kovaçevski: Bashkëpunimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor është kyç për rritjen e përshpejtuar ekonomike

Maqedonia

Kovaçevski: Bashkëpunimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor është kyç për rritjen e përshpejtuar ekonomike

Më: 16 tetor 2023 Në ora: 17:35
Kryeministri i RMV-së Dimitar Kovaçevski

Kryeministri i RMV-së Dimitar Kovaçevski, në kuadër të Samitit të liderëve të Procesit të Berlinit, mori pjesë në seancën e parë të punës, kushtuar integrimit të Ballkanit Perëndimor në tregun e përbashkët dhe përmirësimit të konvergjencës me BE-në.

Pjesëmarrësit e seancës diskutuan për procesin e Berlinit, i cili ka një rol kyç si nxitës i bashkëpunimit rajonal dhe përshpejtues i procesit integrues për BE-në.

U theksua formati i tij i rëndësishëm gjithëpërfshirës që shërben si katalizator për projektet e integrimit ekonomik, investimeve dhe lidhjes që synojnë pajtimin, sigurinë, rritjen, punësimin dhe prosperitetin.

Drejtuesit e sesionit prezantuan pikëpamjet e tyre për rolin e tregut të përbashkët rajonal, i cili mundëson një transformim më të thellë të integrimit ekonomik rajonal.

Në seancën e parë të punës, Kovaçevski theksoi rëndësinë e procesit reformues të vendeve të Ballkanit Perëndimor, i cili do të përshpejtojë rritjen ekonomike, do të mbështesë konkurrencën dhe kjo do të thotë mundësi për hapjen e kompanive të reja dhe vendeve të reja të punës.

Në takim u theksua se sundimi i ligjit, parandalimi i korrupsionit dhe qeverisja e mirë janë kyçe për progresin e rajonit, me të cilat reformat strukturore do të përshpejtojnë afrimin e rajonit në Bashkimin Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat