Nxënësit në Gazi Babë të Shkupit pa telefona mobil në orë mësimore

Maqedonia

Nxënësit në Gazi Babë të Shkupit pa telefona mobil në orë mësimore

Më: 13 tetor 2023 Në ora: 17:47
Foto ilustrim

Kryetari i Komunës së Gazi Babës, Boban Stefkovski bëri të ditur se në shkollat komunale do të ndiqet mësimi pa telefona mobil.

“Mësimi pa telefona mboil do të kontribuojë në rritjen e cilësisë së procesit arsimor”, theksoi Stefanovski.

Ai shtoi se për këtë qëllim, sot në të gjitha shkollat fillore në Gazi Babë ka nisur mësimi pa telefona, ndërsa telefonat vendosen në vendin përkatës që e ka çdo klasë.

“Çdo nxënës në fillim orës duhet ta vendosë telefonin mobil deri në përfundim të orës mësimore{, shkroi Stefanovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat