Trençevska: Deri në fund të muajit do të kemi masa për të mbështetur standardin e pensionistëve

Maqedonia

Trençevska: Deri në fund të muajit do të kemi masa për të mbështetur standardin e pensionistëve

Më: 10 tetor 2023 Në ora: 14:08
Jovanka Trençevska

Deri në fund të muajit do të kemi marr masat e duhura me të cilat do të mbështesim standardin e jetesës të pensionistëve , veçanërisht pensionistëve që kanë rrogë minimale, theksoi Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska.

“Unë mendoj nga cilado kuzhinë ka dalë kjo 6,8% për shkak se 6,8 as unë dhe asnjë nga personat tjetër nga përfaqësuesit nga Qeveria nuk kanë deklaruar diçka të tillë. Intervistat e mia kanë qen mes 5 dhe 6 përqind dhe rreth 6%, megjithatë zakonisht kam thënë se do të pres të dhënat nga Enti Shtetëror i Statistikave (ESHS)”, tha ministri i pyetur të komentojë deklaratat e pensionistëve se me rritjen prej 5,3 për qind kanë marrë vetëm 200 deri në 300 denarë.

Nuk mund të jetë 200-300 sepse përqindja e 5,3 sipas të dhënave të Enti Shtetëror i Statistikave” tha Trençevska. Nëse dikush ka marr 200-300, i sugjeroj të deklarojnë në Ministria e Punës dhe Politikës Sociale e Republikës së Maqedonisë për shkak se ai sistem është për llogaritje.

“Nuk besoj se dikush ka marrë rritje prej 200 apo 300 denarë, përkatësisht korrigjim, sepse nëse pensioni më i ulët ka qenë 12500, kur llogaritet 5,3 është rreth 800 denarë”, tha Trençevska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat