Ministria e Financave në Maqedoni: Produktet ushqimore bazë edhe më tej me 5% TVSh

Maqedonia

Ministria e Financave në Maqedoni: Produktet ushqimore bazë edhe më tej me 5% TVSh

Më: 6 tetor 2023 Në ora: 14:44
Foto ilustrim

Produktet ushqimore bazë, të cilat janë pjesë e përditshmërisë së qytetarëve, do të vazhdojnë të kenë normën më të ulët të TVSH-së, gjegjësisht 5%, siç parashikon Ligji për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar dhe me Vendimin për përcaktimin e mallrave dhe shërbimeve me normë preferenciale të TVSH-së, që Qeveria e miratoi më 28 shtator.

Sipas Ministrisë së Financave vendimet e marra nuk do të ndikojnë në rritjen e çmimit përfundimtar të produkteve ushqimore bazë.

Në kumtesën thuhet se lista e produkteve që do të kenë normë preferenciale 10% janë produkte që nuk përfaqësojnë produkte ushqimore bazë.

Pra kanë karakteristikat e produkteve që nuk janë pjesë e përditshme e tryezës së qytetarëve dhe disa nga produktet që nuk rekomandohen për shëndetin e njeriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat