Lloga, Mickoskit: Lider që bllokon perspektivën e popullit dhe vendit të tij

Maqedonia

Lloga, Mickoskit: Lider që bllokon perspektivën e popullit dhe vendit të tij

Më: 5 tetor 2023 Në ora: 17:25
Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga e ka cilësuar si lider që bllokon perspektivën e popullit dhe vendit të tij dhe pa vizion kryetarin e OBRM-PDUK-së, Hristijan Mickoski.

“E pavërteta nuk e nderon Mickoski, mungesa e argumentimit politik, mospasja e vizionit të duhur për një lider politik e shtyn atë të flas kuturu.

Që me ardhjen time si Ministër i Drejtësisë dyert për bashkëpunim kanë qenë të hapura për OBRM-PDUKM dhe Hristijan Mickoski. Kjo dëshmohet me fakte, me atë që OBRM-PDUKM kishte dhe ka draft-versionet e të gjitha ligjeve.

Ky fakt e mbështet për muri dhe duket keq para publikut, sepse është në mat pozicionin gjatë gjithë kohës, si për Ligjin për amnisti, ashtu edhe për ligjet tjera.

Lider që bllokon perspektivën e popullit dhe vendit të tij, lider pa shpresë politike, pa miq ndërkombëtarë, lider që nuk është distancuar nga trashëgimia politike e Gruevskit nuk është alternativë për të ardhmen e Maqedonisë evropiane”, thuhet në reagimin e Llogës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat