Bekteshi: Do të prodhojmë rrymë elektrike dhe për rajonin

Maqedonia

Bekteshi: Do të prodhojmë rrymë elektrike dhe për rajonin

Më: 29 shtator 2023 Në ora: 15:15
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi sot përgëzoi investitorët “Mej Enerxhi”, “ATS Group” për ndërtimin e parkut solar më të madh në rajon në Novaci të RMV-së, me kapacitet prej 55MW.

Bekteshi tha se së shpejti, vendi do të prodhojë energji edhe për nevojat e rajonit, e jo vetëm të vendit tonë.

“Ne jemi vend dhe anëtar i NATO-s dhe ne në mënyrë të pavarur do të prodhojmë jo vetëm për nevojat e shtetit tonë, por edhe për nevojat e gjithë rajonit.

Ka pasur shumë njerëz skeptik edhe në atë se në vendin tonë nuk mund të zbatohet agjenda e gjelbër, dikush edhe përqeshte kur u promovua agjenda e gjelbër, sot flasim për mbi 50% të energjisë solare nga ajo që është parashikuar të realizohet deri në vitin 2040, këto janë rezultate konkrete dhe do të doja edhe një herë të uroj investuesit”, theksoi Bekteshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat