Gjobiten 537 shoferë për tejkalim të shpejtësisë në Maqedoni

Maqedonia

Gjobiten 537 shoferë për tejkalim të shpejtësisë në Maqedoni

Më: 28 shtator 2023 Në ora: 11:54
Policia

Gjatë ditës së djeshme Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se ka kryer kontroll të përforcuar  në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e shoferëve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, me ç’rast janë dënuar 537 drejtues automjetesh, njoftoi nga MPB.

“Nga to 32 drejtues kanë pasur shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë nga e lejuara, ndërsa ka pasur edhe automjete që kanë qenë me shpejtësi mbi 70 kilometra në orë, me shumë se shpejtësia e lejuara.

Në të njëjtën kohë, 274 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim, ndërsa jashtë vendbanimit 263”, njoftojnë nga MPB.

Nga atje shtojnë se kontrollet e intensifikuara në komunikacion do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat