Besimi: Vendet e Ballkanit Perëndimor të fokusohen në rrugën e shpejtë drejt BE-së

Maqedonia

Besimi: Vendet e Ballkanit Perëndimor të fokusohen në rrugën e shpejtë drejt BE-së

Më: 15 shtator 2023 Në ora: 10:51
Besimi

Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, ne fokusohemi tek integrimi në BE, në urgjencën e vendosjes së vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrugën e shpejtë drejt BE-së. Në dy dekadat e fundit, ne jemi përballur me shumë sprova që kanë minuar besimin e një pjese të opinionit se agjenda evropiane një ditë do të bëhet realitet, tha ministri i Financave Fatmir Besimi në fjalimin e tij hapës në Forumin Ekonomik dhe Financiar në Shkup.

Ai përmendi se çfarë do të thotë nga pikëpamja ekonomike dhe financiare të jesh pjesë e BE-së, cilat janë përfitimet dhe perspektivat kryesore.

“Vendet e reja anëtare marrin më shumë fonde nga ajo që kanë pasur si vend kandidat për anëtarësim, ndërsa fondet janë dy herë më shumë se fondet IPA. Buxheti i BE-së për pesë vitet e ardhshme është 11 herë më shumë nga ato që i kanë pasur si vende kandidate me fondet IPA”, tha Besimi.

Ideja e përvjetorit të CEFF, siç tha Ministri, është që të hapet debat më i gjerë për BE-në si destionacion i fundit i joni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat