Dogana e Maqedonisë konfiskoi një autobus nga Serbia, kishte pjesë të posaçme për fshehjen e mallit

Maqedonia

Dogana e Maqedonisë konfiskoi një autobus nga Serbia, kishte pjesë të posaçme për fshehjen e mallit

Më: 10 shtator 2023 Në ora: 12:31
Foto nga vendi i ngjarjes

Dogana e Maqedonisë së Veriut ka konfiskuar një autobus të një kompanie nga Serbia, që po udhëtonte në relacionin Shkup-Beograd.

Autobusi është ndaluar në pikën kufitare “Tabanoc”, ku është vërejtur hapësirë e posaçme, e bërë për fshehjen e gjësendeve.

“Inspektorët doganor në vendkalimin kufitar Tabanoc kanë kapur një autobus me hapësirë ​​të posaçme të projektuar, përshtatur dhe modifikuar, me qëllim fshehjen e mallit. Përkatësisht, më 09.08.2023, autobusi i një kompanie transportuese serbe, i cili kryen transport të rregullt të udhëtarëve në linjën Shkup – Beograd”, thonë mes tjerash nga Dogana.

Image
Autobusi

Pamje nga vendi i ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat