MPJ e Maqedonisë: Deri tani vetëm dy persona nga vendi jonë janë evakuuar nga tërmeti në Maroko

Maqedonia

MPJ e Maqedonisë: Deri tani vetëm dy persona nga vendi jonë janë evakuuar nga tërmeti në Maroko

Më: 9 shtator 2023 Në ora: 15:37
MPJ

Ministria e Punëve të Jashtme shpreh ngushëllime për viktimat nga tërmeti katastrofik që goditi Marokun, me epiqendër në provincën Al Hauz, në jugperëndim të Marrakeshit, në Marok.

Ju informojmë se Përfaqësia jonë diplomatiko-konsullore në Kajro është në komunikim me institucionet kompetente në Marok, për qytetarët që mund të jenë në rajonet e prekura dhe nevojën për evakuim.

Në Përfaqësinë tonë diplomatiko-konsullore në Kajro, deri më tani janë paraqitur vetëm dy shtetas tanë, të cilët janë evakuuar dhe aktualisht ndodhen në një kamp në Marrakesh, në gjendje të mirë dhe nesër në mbrëmje do të udhëtojnë drejt Madridit.

Ftojmë të gjithë shtetasit e Maqedonisë së Veriut që aktualisht ndodhen në Marok dhe kanë nevojë për ndihmë konsullore, të telefonojnë në numrin kujdestar të Ambasadës në Kajro +20 103 361 5542 dhe në numrin SOS të Ministrisë së Punëve të Jashtme 075/273-732.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat