KSHPK për ndryshimet në Kodin Penal: Nuk kontribuojnë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar

Maqedonia

KSHPK për ndryshimet në Kodin Penal: Nuk kontribuojnë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar

Më: 7 shtator 2023 Në ora: 15:37
KSHPK

“Me miratimin e ndryshimeve, Kodin Penal, si një nga shtyllat e sistemit juridik, duhet të mbrojë funksionimin e shtetit juridik. Me kalimin e ndryshimeve dhe plotësimeve të këtij ligji në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, me procedurë të shkurtuar dhe duke përdorur flamurin evropian, gjegjësisht në mënyrë që të mos lejohet diskutim i gjerë publik, debat apo analiza e pasojave që do të sjellë kjo zgjidhje ligjore, rrezikohet seriozisht siguria juridike në vend”.

Kështu thonë nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) në lidhje me ndryshimet në Kodin Penal, ndërsa shprehen të befasuar dhe të shqetësuar nga kjo mënyrë e nxjerrjes së ligjit, aq më tepër që në ndërkohë Ministria e Drejtësisë ka kërkuar nga KSHPK-ja që të japë mendim për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal, me afat shpalljeje deri më 20 shtator 2023.

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit mendon se ndërhyrjet në nenet 353, 353c dhe 394 nuk kontribuojnë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përkundrazi rrisin rrezikun e pazareve politike dhe tregtisë me ndikim.

Ndryshe, dje deputetët e shumicës parlamentare votuan “pro” ndryshimeve në Kodin Penal, të cilat parashohin ulje të dënimeve me burg për veprat që kryhen nga funksionarët shtetëror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat