Dimitrov për ndryshimet në Kodin Penal: Nga “pa drejtësi – s’ka paqe”, kemi ardhur në “s’ka dënime – s’ka përgjegjësi”

Maqedonia

Dimitrov për ndryshimet në Kodin Penal: Nga “pa drejtësi – s’ka paqe”, kemi ardhur në “s’ka dënime – s’ka përgjegjësi”

Më: 6 shtator 2023 Në ora: 11:31
Nikolla Dimitrov

Qeveria i propozoi Kuvendit ndryshime në Kodin Penal, me të cilat ulen dënimet me burg për veprën penale “shpërdorim i pozitës dhe kompetencave zyrtare”.

Sipas propozimit, dispozitat e nenit 353 për dënimet me burgim së paku tre dhe pesë vjet duhet të shfuqizohen dhe në vend të tyre të vendoset dënimi me burgim nga një deri në katër vjet.

Në lidhur me këtë propozim është shprehur edhe ish-ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov. Ai thotë se Qeveria me këto ndryshime do ta forcojë pandëshkueshmërinë.“Qeveria aktualisht propozon dënime më të lehta për “shpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar” dhe “shoqërim kriminal” përmes ndryshimeve në Kodin Penal në një procedurë me flamur europian, që do të bëjë që këto krime të skadojnë më shpejt. Pra, do ta çimentojnë pandëshkueshmërinë me flamur europian?”.

“Një abuzim i tillë me gjithçka “evropiane” do të hyjë në tekste shkollore! Ndryshimet po futen në një derë të vogël, krahas ndryshimeve të tjera që bazohen në direktivat evropiane, por në arsyetimin e ndryshimeve nuk ka asnjë shpjegim për uljen e dënimeve për këto dy krime. Nga ‘pa drejtësi, nuk ka paqe’ kemi ardhur në ‘ska dënime, ska përgjegjësi'”, ka shkruar Dimitrov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat