OBRM-PDUKM-ja ankohet për vitin e ri shkollor: Dy vjet nuk kanë shtypur një libër

Maqedonia

OBRM-PDUKM-ja ankohet për vitin e ri shkollor: Dy vjet nuk kanë shtypur një libër

Më: 2 shtator 2023 Në ora: 12:01
OBRM-PDUKM

OBRM-ja opozitare ankohet se dje, më 1 shtator, një tjetër vit shkollor filloi në mënyrë katastrofike. Sipas OBRM-së, kanë kaluar dy vjet dhe ende nuk është shtypur asnjë tekst shkollor për arsimin fillor.

Nga OBRM-PDUKM-ja po ashtu akuzojnë se librat vijojnë ende të jenë me gabime trashanike.

“Nëse vitin e kaluar qeveria Kovaçevski botoi libra shkollorë ku Shqipëria është fqinji ynë lindor dhe Bullgaria perëndimore, këtë vit lumenjtë Eufrat dhe Tigër ndodhen në Afrikë. Nuk do të na habiste nëse nesër Kovaçevski do të dilte duke akuzuar VMRO-në se është fajtore, apo ndoshta se ishte një sulm hibrid dhe çfarë jo, vetëm sikur të mos pranonte paaftësinë e qeverisë së tij dhe të mos merrte përgjegjësi.”- thonë nga OBRM.

OBRM-PDUKM-ja thonë se koncepti i ri në arsim është koncept komplet i dështuar ku mësuesi i kimisë jep edhe lëndën e fizikës.

“Kaosin në arsim e plotëson koncepti i ri me lëndë të kombinuara dhe modulare, në të cilat një mësues i kimisë jep edhe fizikë, ku tre mësues japin tre module në një lëndë. Ky koncept, i cili u shpall në mënyrë spektakolare dhe u quajt modeli finlandez, tashmë njihet si një dështim. Dhe për këtë askush nuk dëshiron të pranojë se ka gabuar, se ka bërë dëm për mësuesit dhe fëmijët dhe për të gjithë procesin arsimor.”- thuhet në reagimin e OBRM-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat