Spasovski: Për disa ditë do ta kemi personin që valonte flamurin e “Shqipërisë së Madhe” në Tetovë

Maqedonia

Spasovski: Për disa ditë do ta kemi personin që valonte flamurin e “Shqipërisë së Madhe” në Tetovë

Më: 1 shtator 2023 Në ora: 18:11
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski tha se personi i cili valonte flamurin e “Shqipërisë së Madhe” në Tetovë gjatë pritjes së kryeministrit Kurti do të identifikohet në ditët e ardhshme.

“Kemi marrë informacione operative. Janë targetuar disa persona. Mendoj se për disa ditë do ta kemi edhe personin”, u shpreh Spasovski duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve.

Në pyetjen nëse personi është nga Kosova ose nga Maqedonia e Veriut, ministri Spasovski nuk u përgjigj duke theksuar se do të vijë momenti kur opnioni do të njihet me detajet e hetimit.

Ndryshe, Ministria e Punëve të Brendshme para dy javëve publikoi fotografinë e personit që valonte flamurin e të ashtuquajturës Shqipëri e madhe në sheshin “Iliria” më 11 gusht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat