OBRM-PDUKM: Kovaçevski është alergjik nga zgjedhjet

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Kovaçevski është alergjik nga zgjedhjet

Më: 31 gusht 2023 Në ora: 20:30
OBRM-PDUKM

Nga OBRM-PDUKM përmes një kumtese thonë se kryeministri Dimitar Kovaçevski po përdor gënjeshtra dhe manipulime për t’i mbuluar dështimet e tij.

Ata shtojnë se Kovaçevski duhet të dalë në zgjedhje që të ballafaqohet me popullin.

“Të merrte pjesë ndonjëherë Kovaçevski do ta dinte se është zgjedhjet janë mjeti më i madh demokratik kuy qytetarët vendosin për shtetin e tyre. Të kuptonte pak në ekonominë, do ta shikonte se standardi i qytetarëve dukshëm ka rënë, kurse çmimet e prodhimeve bazë janë në maksimum. Të merrte vesh në diplomaci, do ta dinte se BE nuk reformohet për shkak të procesit të zgjerimit, por për shkak të nevojave të tyre të brendshme. Të merrte vesh nga sundimi i së drejtës, do ta dinte se institucionet janë të kapura nga partitë politike në pushtet”, thuhet në njoftimin e OBRM-PDUKM-së.

Në fund thonë se kryeministri Kovaçevski është alergjik nga zgjedhjet për shkak të frika nga ballafaqimi me qytetarëve, por kjo, thonë nga OBRM-PDUKM, është problem i tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat