Deri në gjysmë orë pritje në Tabanoc

Maqedonia

Deri në gjysmë orë pritje në Tabanoc

Më: 30 gusht 2023 Në ora: 18:56
Tabanoc

Nga LAMM njoftojnë se komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata.

“Dendësia e komunikacionit jashtë qyteteve është rritur. Në vendkalimin kufitar Tabanoc pritjet për hyrje në Maqedoni janë deri në 30 minuta, kurse në vendkalimet kufitare tjera nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga Maqedonia”, thuhet në njoftimin e LAMM.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut.

Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat