Ndërrimi i dokumenteve me emrin e ri të shtetit, bie sistemi në MPB

Maqedonia

Ndërrimi i dokumenteve me emrin e ri të shtetit, bie sistemi në MPB

Më: 17 gusht 2023 Në ora: 20:57
Foto ilustrim

Ndërrimi i dokumenteve të udhëtimit me emrin e ri të shtetit të Maqedonisë së Veriut, ka shtuar kërkesat e qytetarëve për të caktuar termine në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Krahas kërkesës së shtuar, sot sistemi i nxjerrjes së dokumenteve rezultoi të jetë jashtë funksionit për gjatë një ore.

Disa persona që kanë aplikuar kanë denoncuar se nuk kanë mundur të fotografohen për mjetet e tyre të identifikimit, pavarësisht takimit të caktuar në MPB.

Qytetarët, po ashtu, ankohen se kanë problem edhe për të caktuar termin për dokumente e tyre personale në numrin e vënë në dispozicion nga MPB-ja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat