Alternativa: Marrja në pyetje e Kasamit dhe Ganiut është sinjal se ky pushtet e ka marrë teposhtëzën

Maqedonia

Alternativa: Marrja në pyetje e Kasamit dhe Ganiut është sinjal se ky pushtet e ka marrë teposhtëzën

Më: 15 gusht 2023 Në ora: 16:36
Alternativa

Informacioni se kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, dhe ai i Tetovës, Bilall Kasami, janë ftuar në polici për shkak të ikonografisë gjatë vizitës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në vendin tonë, është dëshmi se ky pushtet e ka marrë teposhtëzën, thuhet në reagimin e partisë Alternativa.

“Duke e dënuar këtë akt si të turpshëm dhe tendencioz, na duhet të themi se nëse kjo nuk ka ndodhur me porosi të Vuçiqit, për çka dyshojmë seriozisht, atëherë është një sjellje me panik e pushtetit për shkak të humbjes së pritshme në zgjedhjet e ardhshme që e pret koalicionin “SORAVIA-BRAKO”.

Sidoqoftë, nëse kjo qeveri mendon se policia, forca, kërcënimi dhe dhuna është mënyrë për ta luftuar këtë koalicion dhe për ta fikur entuziazmin opozitar, na duhet t’ia rikujtojmë se kjo është mënyra më e mirë vetëm për ta përshpejtuar humbjen e tyre”, thuhet në reagimin e Alternativës.

Për informacion të tyre, shtojnë nga atje, i fundit që e ka përdorur forcën policore kundrejt politikanëve të taborëve të tjerë tash është në ekzil në Budapest.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat